
Departamenti i Drejtësisë publikoi orë të tëra intervistash midis një prokurori të lartë federal dhe Ghislaine Maxwell, personi i vetëm i dënuar ose i mbajtur përgjegjës se ka luajtur një rol në krimet seksuale të Jeffrey Epstein.
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm Todd Blanche u ul me Maxëell në një burg federal në Tallahassee, ku ajo mbahej. Kushtet e intervistës i dhanë asaj imunitet të kufizuar nga ndjekja penale e mëtejshme, përveç nëse ajo thoshte gënjeshtra, shkruan Fox.
Ajo tha se nuk e kishte parë kurrë Presidentin Donald Trump të bënte diçka “të papërshtatshme me askënd” dhe hodhi poshtë pretendimet se ish-Presidenti Bill Clinton kishte udhëtuar në ishullin famëkeq të Epstein në Ishujt Virgjër të SHBA-së dhe tha se Clintonët ishin miqtë e saj – jo të Epstein.
Autoritetet publikuan qindra faqe me transkripte, si dhe regjistrime audio të intervistës në faqen e internetit të Departamentit të Drejtësisë.
Maxëell mohoi se Epstein kishte një “listë klientësh” dhe tha se ai nuk mbante një rezervë materialesh shantazhi kundër bashkëpunëtorëve të shquar.
Ajo tha se u takua me Epstein në fillim të viteve 1990 dhe filloi të punonte për të. Ajo tha se marrëdhënia e tyre seksuale mbaroi në vitin 1999.

