
Tre të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se kanë dhunuar një 21-vjeçar.
Sipas policisë, 21-vjeçari Mentor Daja, 18-vjeçari Florjan Faslia dhe 19-vjeçari Samuel Tahiraj, banues në Tiranë kanë dhunuar duke goditur me sende të forta një 21-vjeçar me iniciale M.B.
Njoftimi
“Tiranë-Plagosën rëndë për motive të dobëta një 21-vjeçar, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: Florjan Faslia, 18 vjeç, Mentor Daja, 21 vjeç dhe Samuel Tahiraj, 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.”