Vendosni fjalën kyçe....

Aksion policor në Korçë, shoqërohen disa persona


Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Korçës, po zhvillojnë një aksion të befasishëm në qytet. Sipas Report Tv, në qendër të Korçës është bllokuar një automjet tip “Audi”, ndërsa një nga personat që ndodhej brenda mjetit është nxjerrë nga policia.

Mësohet se ka edhe persona të tjerë të shoqëruar. Aksioni është pjesë e operacioneve për kapjen e individëve në kërkim, ndërsa identitetet e të ndaluarve ende nuk janë bërë publike.