Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të kalonin kufirin me një automjet ku kishin fshehur lëndë narkotike, arrestohen 2 persona


Dy persona u arrestuan në flagrancë nga Policia Kufitare në Morinë, pasi tentuan të kalonin kufirin me një automjet ku kishte lëndë narkotike të fshehur.

Gjatë kontrollit u sekuestruan kanabis i ndarë në doza dhe në formë çokollate, si dhe automjeti tip “Suzuki Vitara”.

Njoftimi:

Kukës

Tentuan të kalonin kufirin, me një automjet në të cilin kishin fshehur lëndë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen doza kanabisi, sasi kanabisi në formë çokollate dhe automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Suzuki Vitara”, me drejtues shtetasin R. V. dhe pasagjer shtetasin M. C.

Gjatë kontrollitmnë automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në kroskot, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. V. iu gjet një sasi lënde e dyshuar kanabis në formë çokollate. Lënda e dyshuar narkotike kanabis u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit R. V., 29 vjeç, dhe M. C., 31 vjeç, të dy banues në Gjermani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.