
Kryeministri Rama ka sulmuar gjykatësin Hazbi Balliu lidhur me një vendim të këtij të fundit për të liruar një pallat të sekuestruar më herët nga shteti.
Kreu i qeverisë shkruan se Balliut i janë dashur vetëm 10 minuta për t’i dalë kundër shtetit dhe për të marrë anën e paditësve ndërkohë që për leximin e materialeve që i janë vënë në dispozicion do i ishin dashur më shumë se 9 minuta.
“As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…”
