
Ekziston një robot për çdo gjë.
Çfarë kohe për të jetuar – njerëzit po martohen me robotë të inteligjencës artificiale, dhe tani robotët së shpejti mund të jenë në gjendje të mbajnë foshnje.
Thuhet se Kina po punon për projektimin e një roboti me një mitër artificiale – e cila do marrë lëndë ushqyese përmes një tubi në barkun e saj – që së shpejti do jetë në gjendje të mbajë një fetus për rreth 10 muaj para se të lindë, sipas Chosun Biz.
“Roboti i shtatzënisë” u konceptua nga Dr. Zhang Qifeng, themelues i Kaiëa Technology në Guangzhou të Kinës.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, prototipi do debutojë vitin e ardhshëm.
Për ata që kanë vështirësi të ngjizin një fëmijë, punësimi i një humanoidi për të mbajtur fëmijën e tyre do kushtojë 100,000 juanë, ose rreth 14,000 dollarë – një çmim dukshëm më i ulët se një nënë ssurrogate njerëzore, e cila mund t’i kushtojë dikujt në SHBA nga 100,000 deri në 200,000 dollarë, shkruan NY Post.
“Teknologjia e mitrës artificiale është tashmë në një fazë të pjekurisë dhe tani duhet të implantohet në barkun e robotit në mënyrë që një person i vërtetë dhe roboti të mund të bashkëveprojnë për të arritur shtatzëninë, duke lejuar që fetusi të rritet brenda”, tha Qifeng për Chosun Biz.

Shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje në këtë kohë, duke përfshirë mënyrën se si veza dhe sperma do fekondohen dhe futen në mitër dhe si roboti do lindë.
Me këtë lloj teknologjie lindin shumë pyetje dhe shqetësime në lidhje me çështjet etike dhe ligjore.
“Ne kemi mbajtur forume diskutimi me autoritetet në Provincën Guangdong dhe kemi paraqitur propozime përkatëse, ndërsa diskutojmë politikat dhe legjislacionin,” tha mjeku, duke iu drejtuar shqetësimit të njerëzve.
Duke folur për robotët e çuditshëm – një humanoid u pa duke ecur nëpër Fifth Avenue në Midtown në fillim të këtij muaji, duke bërë gjithçka, nga marrja e një hot dogu deri te provimi i atleteve.
Qëllimi pas kësaj skene tronditëse të robotit me markën KOID që vepronte si një banor i New Yorkut ishte të promovonte ETF-në Global Humanoid and Embodied Intelligence Index të firmës globale të menaxhimit të aseteve KraneShares, e cila doli në fillim të kësaj vere.
“Ndjehem sikur po dëshmoja nga afër… llambën e parë ose makinën e parë,” tha Joseph Dube, kreu i marketingut në KraneShares. “Njerëzit u mahnitën. Disa njerëz u tmerruan. Ishte një mori reagimesh të përziera.”