
Dy vatra zjarri janë regjistruar në orët e pasdites në Vlorë dhe në Selenicë.
Në qytetin e Vlorës, flakët përfshinë sërish fushën e mbetjeve urbane.
Për shkak të erës së fortë, zjarri po përhapet me shpejtësi, duke krijuar re të dendur tymi në qytet. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat.
Banorët së bashku me zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë flakët por terreni është i vështirë.
Pritet që në Lapardha të mbërrijnë dy helikopter të Forcave të Armatosura.