
Më shumë se 40 persona mbeten të zhdukur pasi një varkë që mbante rreth 50 pasagjerë u përmbys në shtetin Sokoto në veriperëndim të Nigerisë të dielën, njoftoi agjencia e emergjencave e vendit të Afrikës Perëndimore.
“Rreth dhjetë persona janë shpëtuar”, tha MENA në një deklaratë, duke shtuar se po “rrit operacionet e kërkim-shpëtimit” me autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës për të gjetur të zhdukurit.
Të paktën dhjetë persona janë konfirmuar të vdekur, raportuan mediat lokale, duke cituar një deklaratë të veçantë nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Shtetit Sokoto, shkruan RT.
Sipas gazetës Daily Trust, dëshmitarët okularë thanë se varka ishte e mbingarkuar dhe mbante motoçikleta përveç tregtarëve.
Aksidentet që përfshijnë anije pasagjerësh nuk janë të rralla në shtetin Sokoto. Në qershor, shtatë persona – përfshirë edhe vozitësin – thuhet se u mbytën kur anija e tyre u përmbys pranë fshatit Rinaye.
Të paktën dhjetë të tjerë u vranë gushtin e kaluar pasi një kanoe druri u përmbys në lumin Dundaye në ëamakko. Në prill të vitit 2022, një tragjedi në lumin Shagari la 26 persona të vdekur, kryesisht fëmijë të moshës 15 deri në 17 vjeç, të cilët thuhet se po transportonin dru zjarri përtej lumit.