
Pas një ndërprerjeje 10-ditore, News24 ka rifilluar transmetimin nga ambiente të reja, pasi policia rrethoi dhe bllokoi godinën e mëparshme më 9 gusht, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe ndaluar hyrjen e gazetarëve pa vendim gjykate.
Në atë objekt ndodheshin redaksitë e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, të cilat u penguan të vijonin punën.
Gjatë ditës së tretë të bllokimit të News24, gazetarët dhe punonjësit e Fokus Media News, të mbështetur nga kolegë të tjerë, protestuan para godinës së televizionit me pankarta ku shkruhej: “Ne s’jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri”.
Ata denoncuan praninë e vazhdueshme të policisë ushtarake në ambientet e televizionit, duke e cilësuar këtë veprim si në kundërshtim të plotë me ligjin.