Vendosni fjalën kyçe....

Ministri izraelit Katz: Gaza City është “qendër ushtarake, qeveritare dhe simbolike e gravitetit”



Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, mori pjesë në Konferencën e Komandës së Lartë të IDF në Divizionin e Gazës, së bashku me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Shefin e Shtabit Eyal Zamir.

Duke folur për negociatat mbi lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës, Katz theksoi se përqendrimi te Gaza City lidhet me faktin se qyteti është “qendër ushtarake, qeveritare dhe simbolike e gravitetit”, përcjell YNetNews.

Sipas tij, për herë të parë pas javësh refuzimi, Hamasi ka treguar gatishmëri për të diskutuar një marrëveshje për pengjet. “Shohim që Hamasi, për herë të parë, pas javësh që nuk pranonte asnjë bisedë mbi një marrëveshje për lirimin e pengjeve – papritur e ka futur këtë në tryezë,” deklaroi ministri i mbrojtjes.