
Një person ka gjetur vdekjen në një aksident në rrugën Shkodër-Bushat.
Një kamion është përplasur me një makinë të vogël ku fillimisht u raportuan tre të plagosur rëndë.
Të lënduarit u dërguan në spitalin e Shkodrës ku po trajtohen ndërsa viktima ndërroi jetë në vend.
Njoftimi
“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.