
Zhytësit që po kërkonin në një zinxhir vullkanesh të lashtë nënujor në Oqeanin Paqësor, zbuluan atë që dukej si një “rrugë me tulla të verdha”. Punimet natyrore me tulla ishin në fakt rezultat i gjeologjisë vullkanike e cila e ka thyer shkëmbin në një mënyrë çuditërisht uniforme.
Pilotët e E/V Nautilus që eksploronin Malet Detare të Lashta të Kreshtës Liliʻuokalani si pjesë e ekspeditës Luʻuaeaahikiikekumu u përballën me zbulimin e pazakontë. Ekipi u përpoq të marrë mostra nga shtrati i detit me ndihmën e një krahu robotik dhe ka mundur të arrijë disa suksese, shkruan IFL.
Përdorimi i saktë i robotiti jep ekipit një mundësi për të inspektuar më nga afër një grumbull kore ferromangani, një depozitë minerale sedimentare detare e përbërë nga okside hekuri dhe mangani. Pasi mori mostrën, anija lëviz dhe has në një shtrirje çuditërisht të thatë të asaj që ata e quajnë “kore e pjekur” ku shfaqet “rruga me tulla të verdha” me kalldrëm.
“Ajo që mund të duket si një “rrugë me tulla të verdha” që të çon në qytetin mitik të Atlantidës është në të vërtetë një shembull i gjeologjisë së lashtë vullkanike aktive.” shpjegoi EVNautilus në YouTube. Formacioni i çuditshëm gjeologjik ishte përgjatë një pjese të majës së malit Nootka Seamount, i cili ndodhet brenda Monumentit Kombëtar Detar Papahānaumokuakea.