
Udhëheqësit evropianë, përfshirë ata nga Gjermania, Franca dhe Britania, do shoqërojnë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për t’u takuar me Donald Trump në Uashington, thanë ata të dielën, duke kërkuar ta mbështesin atë ndërsa presidenti amerikan po përpiqet të gjejë rrugën e paqes më Moskës e Kievit.
Përpara bisedimeve në Uashington të hënën, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer po organizonin një takim të aleatëve të dielën për të mbështetur pozicionin e Zelenskiy, duke shpresuar në veçanti të siguronin garanci të forta sigurie për Ukrainën që do përfshinin një rol të SHBA-së, shkruan Reuters.
Presidenti Trump po mbështetet te Ukraina për të arritur një marrëveshje pas takimit me Vladimir Putinin të premten në Alaska. Sipas burimeve, udhëheqësit e SHBA-së dhe Rusisë diskutuan propozimet që Rusia të heqë dorë nga zona të vogla të Ukrainës së pushtuar në këmbim të lëshimit nga Ukraina të një pjese të tokës së fortifikuar në lindje dhe ngrirjes së vijave të frontit diku tjetër.