Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli godet një celulë të armatosur të Hamasit pranë spitalit Al-Mamadani në Gaza


Një avion i Forcave Ajrore Izraelite ka kryer një sulm gjatë natës ndaj një celule të armatosur të Hamasit që po vepronte pranë dhe jashtë kompleksit të spitalit Al-Mamadani, në zonën Zeitoun të Rripit të Gazës, përcjell YNetNews.

Sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), militantët u identifikuan teksa po depozitonin dhe pajiseshin me armë në ambientet e spitalit, duke e përdorur atë si strehë.

IDF akuzon Hamasin se vazhdimisht shfrytëzon infrastrukturën civile, përfshirë spitale e shkolla, për qëllime ushtarake, duke e bërë këtë një nga pikat më të ndjeshme të konfliktit.