Vendosni fjalën kyçe....

Rama: 14 zjarrvënës janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit


 

Kryeministri Rama thotë se 14 zjarrvënës janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit.

Në një postim në Facebook, Kryeministri sqaron se 10 prej tyre janë arrestuar dhe 4 po hetohen në gjendje të lirë.

Prej 48 orësh, Shqipëria po digjet si pasojë e flakëve që kanë dalë jashtë kontrollit, sidomos në Delvinë e Gramsh.

 

Shumica e zjarrëvënieve janë të qëllimshme.

“Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht. Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama.