Vendosni fjalën kyçe....

Heroi i Popullit Adriatik Lapaj po fik zjarret


Situatës dramatike të zjarreve në vend, është vendosur t’i bashkohet për të luftuar flakët, edhe kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj.

Nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Lapaj shihet teksa angazhohet në fikjen e zjarreve në Delvinë së bashku me persona të tjerë, duke ndihmuar banorët e zonës.

“Jemi këtu me aktivistë të lëvizjes sonë dhe me banorë të zonës, të cilët sapo pikasën një vatër zjarri, u hodhën në sulm për ta mabjtur nën kontroll derisa erdhën forcat zjarrëfikëse”- shprehet Lapaj.

Në pamjet filmike shihet tek Lapaj bashkë me të tjerët synon neutralizimin e flakëve me mjete rrethanore dhe me bidona me ujë.

Sot herët organizuam një pjesë të ekipit në qytetet afër Delvinës për t’i shkuar në ndihmë banorëve.

Mbushëm me ujë dhjetëra bidona, morëm tubo të gjata, pompa me karburant dhe shkuam.

Në hyrje të Delvinës dukej qartë se kishte me dhjetëra vatra të shpërndara përreth qytetit. Në pjesën jugore lokalizuam një vatër që rrezikonte një platacion ullinjsh 30-40 vjeçar dhe disa banesa.

Me kalimin e minutave u bashkuan banorë që dukshëm ishin të rraskapitur nga lufta 2 ditore me flakët.

Diku me bidona, diku me degë pemësh, diku me tubot me pompa arritëm ta mbanim zjarrin nën kontroll deri sa erdhi zjarrëfiksja që u njoftua paralelisht nga ekipi.

Ju lutem mos vini zjarre! Ju lutem ndihmoni sa mundeni!

Qeveria, nevojitet të dërgojë forca ajrore më shumë! Të kërkojë ndihmë nga vendet fqinje.

Është nevojë urgjente të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore!

Ndërkohë është çnjerëzore që po has në terren forca zjarrëfikëse që kanë 6 ditë pa u ndërruar. Të kequshqyer dhe të dehidratuar. (pasi kanë luftuar dhe me flakët në Sy të Kaltër)”, ka thënë Adriatik Lapaj.

Ai në fund apelon të gjithë të mos ndezin zjarre, pasi zjarret kanë kosto të madhe ekonomike edhe mjedisore.

 

Kujtojmë se Lapaj pati një luftë të turpshme me aleatin e tij, Endri Shabanin, pas zgjedhjeve të 11 majit, për mandatin e deputetit.

Edhe tanimë, kur KQZ ka shpallur si fituese kandidaten Ana Dajko, Lapaj ende këmbëngul për mandatin e deputetit, pasi pretendon se e ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për qarkun e Tiranës, duke ankimuar vendimet e KQZ dhe të KAS-it nëpërmjet një padie.

Lapaj, bëri ankimimin e tij më 4 gusht, duke e depozituar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ku ndodhet edhe Kolegji Zgjedhor.

Pak ditë më parë KAS dhe KQZ e rrëzuan, jo vetëm duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn, por edhe duke ia hequr mandatin kushërirës Kleana Xhuveli dhe duke ia kaluar Ana Dajkos.

Lapaj kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës.

Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpalli fituese.

KAS më 30 korrik vendosi që mandati i vetëm i fituar nga NSHB në qarkun Tiranë t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko.

Sipas KAS-it, u rrëzua vendimi i Celibashit (23 korrik) që i kishte dhënë një mandat Kleana Xhuvelit, e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit, dhe e ktheu mandatin tek e para në këtë listë, Ana Dajko.