Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Delvinë përfshin pyje e fshatra e i afrohet një burimi karburanti, nuk ka asnjë zjarrfikëse



Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Delvinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyjet dhe fshatrat përreth, ndërkohë që në zonë ende nuk ka mbërritur asnjë zjarrfikëse.

 

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë flakë të stërmëdha, ndërsa situata në jug të vendit vazhdon të jetë shumë kritike, me vatra zjarri që po përhapen me shpejtësi.

 

Banorët denoncojnë mungesën e zjarrëfikësve, ndërkohë që flakët kanë përpirë një pjesë të madhe të zonës dhe po i afrohen një vendburimi karburanti.