Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha denoncon situatën në Delvinë: Lagjet në flakë, pa ndërhyrje ajrore dhe me shpërthime granatash



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për zjarret që po përfshijnë qytetin e Delvinës gjatë mbrëmjes së sotme.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shpreh shqetësimin e tij për situatën alarmante, duke theksuar se dy lagje – Llakë dhe Xhetmahall – janë në flakë. Ai akuzon mungesën e ndërhyrjes nga ajri për të parandaluar përhapjen e zjarrit gjatë paradites dhe raporton për shpërthime granatash në zonë.

Postimi i plotë i Berishës:
“Delvina në flakë!
Delvina po përjeton tmerr! Po digjen lagjja Llakë dhe Xhetmahall. Ka shpërthime granatash! Nuk pati asnjë ndërhyrje nga ajri për ta parandaluar paradite!”