
Të paktën 30 vatra aktive zjarri janë raportuar në mbarë vendin, ndërsa situata më e rëndë paraqitet në Gramsh, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë shkrumbuar 7 fshatra. Banorët janë evakuuar nga zonat e rrezikut për të shmangur viktimat.
Zjarri, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, është përhapur me shpejtësi, duke vënë në alarm autoritetet. Në terren po punojnë dhjetëra forca zjarrfikëse dhe po ndërhyhet nga ajri me helikopter.
Për të ndihmuar banorët e prekur, drejt Gramshit janë dërguar rreth 165 pako me rezerva shtetërore nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa po transportohen edhe mbi 120 krevatë dhe çadra për strehimin e tyre.