Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh, rrezikohen edhe 100 të tjera



Situata me zjarret që kanë përfshirë zonën e Syrin e Kaltër vijon të jetë kritike, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur që zjarri të mos depërtojë deri tani në brendësi të parkut natyror.

Në operacion janë angazhuar edhe dy helikopterë, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrave. Përveç dëmit në sipërfaqen e djegur, situata ka prekur rëndë edhe bletarët e zonës. Një prej tyre ka raportuar se deri më tani janë shkrumbuar 40 koshere, ndërsa rrezikojnë të digjen edhe rreth 100 të tjera.

Autoritetet vijojnë punën për neutralizimin e flakëve, teksa rreziku për përhapje mbetet ende i lartë.