Vendosni fjalën kyçe....

Shiste lëndë narkotike në doza, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan


Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Si pasojë është arrestuar një 31-vjeçar ,  që shiste dozat, në lagje të ndryshme të qytetit.

Blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lende narkotike cannabis saliva.

 

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit

#nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve