Vendosni fjalën kyçe....

“Koha për të ndaluar largimin e shqiptarëve dhe izolimin e vendit nga Europa” – Mesazhi i Metës


Presidenti Meta shkruan se është koha për të ndalur largimin e shqiptarëve dhe izolimin e vendit nga Europa.

Meta e ka publikuar mesazhin në faqen e tij në Facebook, ndërsa poshtë ka bashkëngjitur lajmin e DW, që shkruan se pritet një valë e re emigrimi nga Shqipëria drejt Europës.

“Të dashur miq! Koha për të ndaluar largimin e shqiptarëve dhe izolimin e vendit nga Europa!” – shkruan Meta.

Në shkrimin e DW, që ka biseduar me ekspertin e ekonomisë Zef Preçi dhe sociologun Gëzim Tushi, shkaqet janë ekonomike, politike e shoqërore dhe ata kërkojnë strategji të mirëfillta për të ndalur këtë proces që ka kosto të mëdha për vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *