
Në një kohë kur sinjali i News24 është fikur prej tre ditësh, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është aktivizuar papritur me një urdhër të beftë për të prishur urën lidhëse mes godinës së News24 dhe redaksisë së Panorama TV.
Kjo ndërhyrje vjen pa pritur vendimin për ankim në gjykatë dhe kërcënon të shkaktojë dëme të mëdha jo vetëm teknike, por edhe financiare për televizionin.
Ura lidhëse që lidh transmetimin dhe serverat e News24, prishja e saj mund të dëmtojë kabllot, pajisjet dhe arkivat, duke kërcënuar funksionimin e transmetimit dhe stabilitetin e punës së medias. News24 i bën thirrje IKMT-së të ndalojë menjëherë këtë akt.