Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, një viktimë dhe 10 të plagosur



Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në rrugën Prishtinë-Pejë, në Komoran të Kosovës. Sipas raportimeve, në këtë aksident janë përfshirë gjashtë automjete.

Nga ngjarja, 10 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.