
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të “News24”, duke e cilësuar këtë si një “akt terrorist” dhe shembull të qartë të përpjekjeve të “Narkoregjimit” për të shkatërruar demokracinë, pluralizmin dhe të drejtat e njeriut.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta kujtoi figurën e poetit dhe disidentit Havzi Nela, duke e lidhur sakrificën e tij për fjalën e lirë me situatën aktuale të medias në vend.
“Edhe në këto kohë të errëta për lirinë e fjalës, të rrezikuar më shumë se kurrë, veçanërisht pas atentatit të fundit ndaj saj, Havzi Nela vazhdon të jetojë përmes vargjeve të tij që gjëmojnë dhe frymëzojnë një fjalë të vetme: LIRI!”, shkruan Meta.
Ai u bëri thirrje qytetarëve “të ndershëm e patriotë” që nesër t’i bashkohen protestës së gazetarëve në mbrojtje të lirisë së shprehjes, të cilën e konsideroi themel të demokracisë dhe garanci për çdo të drejtë njerëzore.