
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendim për vijimin e masave të sigurimit ndaj 10 personave të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK, të arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK pak ditë më parë, ku u godit organizata kriminale e Çopjave dhe ku u sekuestruan 17 ton kokainë.
GJKKO vendosi që 7 nga të arrestuarit të mbeten në burg, njëri prej të arrestuarve la qelinë, duke iu ndryshuar masa në arrest shtëpiak ndërsa 2 të tjerët në detyrim paraqitje.
Seanca gjyqësore, e drejtuar nga gjyqtari Erjon Bani, erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të sigurimit, në bazë të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale.
Sipas vendimit nr. 84, datë 10.08.2025:
Arrest në burg do të vijojë për: Ervis Çela, Albin Çela (alias Defrim Çela), Petrit Lakatos (alias Petrit Sulejmani), Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela.
Arrest në shtëpi është vendosur për Riza Çelën, i cili nuk lejohet të largohet nga banesa dhe të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që jetojnë me të.
Detyrim për t’u paraqitur në polici mbetet në fuqi për Kujtim Gjylën dhe Ditjon Pepën.
Vendimi parashikon mbikëqyrjen e masave nga policia gjyqësore dhe mundësinë e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 5 ditëve nga marrja dijeni.
Ky zhvillim vjen pas vendimit të 6 gushtit 2025, kur të njëjtave persona u caktuan fillimisht masat e sigurimit nga Gjykata e Posaçme.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 09.08.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve e nevojave të sigurimit, në respektim të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale, për personat nën hetim Ervis Çela, Albin Çela alias Defrim Çela, Riza Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami, Elidon Çela, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa. 2.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 84, datë 10.08.2025 vendosi:
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Ervis Ibrahim Çela me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Albin Çela alias Defrim Çela me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj personit nën hetim Riza Çela me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
- Detyrohet personi nën hetim Riza Çela të mos largohet nga banesa e tij me adresë: Ndërtesa nr. **, Hyrja nr. *, Njësia Administrative *****, fshati ****, ****.
- Detyrimin e personit nën hetim Riza Çela, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.
- Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Riza Çela.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Renato Musaku me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Gert Çerma me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Marenglen Kamami me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Elidon Çela me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Kujtim Gjyla me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ditjon Pepa me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e marrjes dijeni për këtë vendim