Vendosni fjalën kyçe....

Goditet rrjeti i trafikut të armëve, arrestohet kreu i grupit kriminal me precedentë në Itali



Një operacion i përbashkët i policisë së Lezhës, Departamentit të Policisë Kriminale, DVP Shkodër dhe Guardia di Finanza italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri, ka goditur një rrjet trafiku armësh.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua 30-vjeçari Françesk Meçaj, i dënuar më parë në Itali si kreu i një grupi kriminal në Lecco pranë Milanos, si dhe dy persona të tjerë.

Sekuestrimi kryesor u bë në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua një mikrobuz me destinacion Italinë, i drejtuar nga shtetasit E. M. dhe A. D., të cilët janë shoqëruar nga Policia Italiane për veprime të mëtejshme.

Operacioni vijon në Shqipëri dhe Itali për të identifikuar dhe kapur pritësin e armëve dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.