Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Shkodër, makina përplas punonjësin e policisë



Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”.

Sipas njoftimit zyrtar, një drejtues automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe për pasojë ka përplasur një 60-vjeçar, punonjës policie, i cili po kalonte në vijat e bardha për t’u paraqitur në shërbim.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.