Vendosni fjalën kyçe....

Durrës, shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari


Policia e Durrësit ka arrestuar një 43-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike.

Sipas policisë, Jorgent Dhima është i arrestuari të cilit, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte iu gjet një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një sasi tjetër lënde narkotike të dyshuar kokainë, e futur në disa qese, si dhe një peshore elektronike, me peshë totale 250 gramë, që shërbente për peshimin e lëndës narkotike në doza.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.