Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Rusia po tregon gatishmëri për armëpushim, por duhet kujdes që të mos na mashtrojë


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia duket më e prirur për një armëpushim, duke theksuar se presioni ndërkombëtar po funksionon. “Presioni mbi ta po jep efekt. Është thelbësore që të mos lejojmë që të na mashtrojnë,” tha ai në një deklaratë për mediat, përcjellë nga YNetNews.

Zelensky bëri të ditur se këshilltarët e sigurisë së Ukrainës do të zhvillojnë së shpejti bisedime me vendet partnere. Këto zhvillime vijnë pas një takimi mes të dërguarit amerikan Steve Whitcoff dhe presidentit rus Vladimir Putin, si dhe një telefonate që Zelensky zhvilloi me presidentin amerikan Donald Trump.

Komentet e presidentit ukrainas nënvizojnë një ndryshim të mundshëm në pozicionin diplomatik të Rusisë, por gjithashtu paralajmërojnë për ruajtjen e vigjilencës në çdo hap të negociatave.