
Avokatët e ish-presidentit Ilir Meta kanë paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke kërkuar lirimin e tij nga qelia.
Kërkesa është bërë pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj Metës dhe i ka komunikuar zyrtarisht kalimin e çështjes në gjykatë. Sipas mbrojtjes, nuk ekziston më asnjë arsye procedurale për vazhdimin e paraburgimit.
Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024.