
Ministria e Mbrojtjes raportoi 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive në fshatin Dhivër, Finiq, si pasojë e një rrufeje. Zjarri është nën kontroll nga shërbimet lokale.
Në terren janë angazhuar 39 mjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale për shuarjen e vatrave në Elbasan, Fier, Skrapar, Kukës, Lezhë, Shkodër, Kolonjë, Roskovec dhe Lurë.
Qytetarët u bëjnë thirrje të tregojnë kujdes dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri.
Njoftimi:
Me rritjen e temperaturave, rikthehet alarmi për zjarret në vend.
Ministria e Mbrojtjes në një raport të sajin, thotë se ka evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat një mbetet aktive në Finiq, fshati Dhivër.
Sipas buletinit të situatës në 24-orët e fundit, mësohet se shkaku i zjarrit në sipërfaqe pyjore në lartësi, ka ardhur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.
Zjarre të shuar:
Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale.
* Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar.
* Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.
* Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.
* Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.
* Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca operacaionale.
*Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.
* Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.
* Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.
* Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.
Në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale.
Përsërisim thirrjen drejtuar banorëve, të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!