Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, përplasen dy automjete


Një tjetër aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Lushnje-Fier, në kryqëzimin e Savrës.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Volkswagen Golf ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, duke i prerë rrugën një automjeti tip Benz, çka ka sjellë përplasjen mes dy mjeteve.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e makinave janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të shmangur bllokimet, ndërsa grupi hetimor dhe policia shkencore po dokumentojnë rrethanat e ngjarjes.

Shkak paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mosrespektimi i përparësisë nga drejtuesi i Volkswagen-it.