
Një vatër zjarri është aktivizuar në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, duke rrezikuar përhapjen drejt pyllit të mbrojtur të Pikës në Bashkinë Gjirokastër.
Për të shmangur përhapjen, Shërbimi Zjarrfikës i Gjirokastrës, me ndihmën e 15 trupave të ushtrisë, ndërhyri që në orët e para të mëngjesit. Prej orës 04:20 po punohet intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Njoftim mbi situatën e zjarrit në malin e Skerficës
Zjarri në malin e Skerficës është aktivizuar dhe ndodhet aktualisht në territorin e Bashkisë Delvinë. Për të parandaluar përhapjen e flakëve në territorin e Bashkisë Gjirokastër dhe për të mbrojtur pyllin e mbrojtur të Pikës, është organizuar një ndërhyrje e koordinuar.
Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me 15 trupa të ushtrisë, ka nisur aksionin që në orët e para të mëngjesit. Nisja është bërë në orën 04:20, me 10 trupa zjarrfikës dhe 15 efektivë të ushtrisë. Aktualisht po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave përreth.