
Dhjetëra ekstremistë ultra-ortodoksë protestuan pranë Sheshit të Sabatit në Jerusalem, kundër detyrimit për rekrutim në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Protesta u shndërrua në një trazirë të dhunshme, ku demonstruesit bllokuan rrugë, dëmtuan një autobus, dogjën kazanë plehrash dhe dëmtuan një makinë policie. Ata gjithashtu hodhën gurë dhe objekte të tjera, duke shkaktuar lëndime të lehta tek një kalimtar dhe një oficer policie, përcjell YNetNews.
Pasi refuzuan një urdhër shpërndarjeje nga autoritetet, forcat e policisë dhe Njësia Kufitare ndërhynë për të ndaluar trazirat, duke përdorur granata shpërthyese për të shpërndarë turmën.
Incidenti është pjesë e tensioneve të vazhdueshme midis komuniteteve ultra-ortodokse dhe autoriteteve shtetërore rreth çështjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm, nga i cili ky grup tradicionalisht është përjashtuar.