
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë pas daljes nga SPAK, akuzoi kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, si “mashtrues publik i rangut më të lartë” dhe “avokat i krimeve elektorale”.
Sipas Berishës, Dumani ka dezinformuar publikun mbi mungesën e provave për krimet zgjedhore dhe ka mashtruar edhe lidhur me çështjen e gazetarit Gëllçi.
“Unë lashë këtë shënim Altin Treoplini allias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron. Deklaroj se paditë e sjella në Skap për krime elektorale pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.
E garantoj se do përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se komisioni, parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik. Me këtë mashtrim publik Altin Troplini është dhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të cdo standardi për votimin e shqiptarëve.
Po kështu në një mashtrim të pacipë, ai i deklaroi shqiptarëve se Strasburgu për cështjen Gëllçi u dezinformua Strasburgu, sepse ai nuk u dorëzua, por u arrestua.
Në vend që të kërkojë ndjesë publike për masat represive ndaj gazetarit Gëllci, mashtron sikur Strasburgu ka vendosur mbi bazën e mashtrimit, cka nuk mund të ndodhë kurrë.”
