
Ushtria izraelite (IDF) ka konfirmuar se ka eliminuar Salah a-Din Zaara, zëvendëskomandantin e Batalionit Sheikh Radwan (i njohur edh e si al-Furqan) të Hamasit, gjatë një sulmi ajror më 24 korrik, përcjell Open Source Intel.
Sipas IDF-së, Zaara kishte drejtuar disa sulme kundër forcave izraelite dhe më parë kishte qenë në krye të njësisë së mbështetjes luftarake të batalionit.
Ndërkohë, gjatë fundjavës, Forcat Ajrore Izraelite kanë goditur mbi 130 objektiva të cilësuar si terroristë, teksa katër divizione të IDF-së vijojnë operacionet tokësore në të gjithë Rripin e Gazës.