
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar eliminimin e zëvendëskomandantit të Batalionit al-Furqan të Hamasit, Salah al-Din Zaghra, gjatë një sulmi ajror më 24 korrik, përcjell YNetNews.
Sipas zëdhënësit të IDF-së, gjatë fundjavës janë goditur mbi 130 objektiva të lidhura me organizatën militante në të gjithë Rripin e Gazës, si pjesë e operacioneve të vazhdueshme ushtarake kundër Hamasit.
IDF deklaroi se objektivat përfshinin depo armësh, tunele dhe struktura operacionale që konsiderohen pjesë e infrastrukturës së Hamasit. Sulmet vijnë në kuadër të përpjekjeve për të dobësuar kapacitetet ushtarake të grupit pas shkëmbimeve të vazhdueshme të zjarrit dhe tensioneve në rajon.