
Shtëpia e Bardhë njoftoi se i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Whitcoff, do të vizitojë nesër Rripin e Gazës për të inspektuar procesin e transferimit të ndihmës humanitare, përcjell YNetNews.
Sipas deklaratës zyrtare, presidenti amerikan Donald Trump do të informohet mbi gjetjet e vizitës pas kthimit të Whitcoff. Më herët gjatë ditës, Whitcoff është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, me të cilin ka diskutuar rreth koordinimit të ndihmës dhe çështjeve të sigurisë në rajon.