Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Bordet alla komunizëm nuk janë zgjidhje e krizës


Deputetja e Partisë Demokratike, Jordia Tabaku e ka cilësuar “paketën e shpëtimit të krizës” nga qeveria si tallje me qytetarët ndërkohë që çmimet rriten.

Ndërkohë sipas Tabakut oferta e qeverisë për të afruar implementimin e paketës së programuar për në qershor në një kohë më të shpejtë nuk e shpëton qytetarin.

Paketa e gjoja shpëtimit të krizës është ajo e talljes me qytetarët. Në një kohë kur çmimet për produktet më thelbësore të shportës së qytetarëve janë rritur me 200 lekë, në një kohë kur çmimi i naftës është kaq i lartë si pasojë e taksave të vendosura nga qeveria.

Atëherë zgjidhja që ofron qeveria është një paketë e programuar të implementohej në qershor që sillet më shpejt në kohë.

Nuk e shpëton qytetarin pagesa për 3 muaj me radhë e rritjes së çmimit të shportës, kjo është qesharake dhe nuk bazohet në nevojat reale. Qeveria nuk mund të shpërndajë lëmoshë por duhet të gjejë mekanizmat për të mos rënduar xhepin e qytetarëve”-shkruan Tabaku.

Më tej nënkryetarja e PD-së thotë se rruga e vetme është ndryshimi i strukturës së taksimit sidomos kur inflacioni është 4%.

Rruga e vetme është ajo e ndryshimit të strukturës së taksimit sidomos në një kohë kur inflacioni është 4%. Pra shqiptarët që marrin të njëjtën rrogë i blejnë produktet 4% më shtrenjtë se sa një vit më parë, pensionistët blejnë thuajse 7% më shtrenjtë produktet ushqimore ndërkohë që pensionet i kanë qesharake dhe më të ulëtat në rajon!

Shqipëria sot është në një krizë të paralajmëruar që në shtator kur diskutohej buxheti. Qeveria asokohe ishte e shqetësuar të planifikonte satelitët në hapësirë ndërsa opozita këmbëngulte për qytetarët në Shqipëri.

Në këtë kohë krize qeveria po programon më shumë taksa; do rikthejë taksën për Biznesin e Vogël dhe një sërë taksash të tjera që do ta kthejnë jetën e një sipërmarrësi dhe të punësuari në një ferr të vërtetë.

Masat e qeverisë janë populiste dhe tërësisht të pashëndetshme për ekonominë dhe aq më pak për qytetarin.

Nuk ka nevojë qytetari për lëmoshë!

Kjo paketë tregon fatkeqësisht se qeveria ende mendon buxhetin e shtetit si një torbë që i dhurohet oligarkëve dhe jo në shërbim të qytetarëve”-shkruan Tabaku.