Vendosni fjalën kyçe....

“11 maji farsë, lubi Balluku mori vota njësoj si Assad” – Berisha


Kreu i opozitës Berisha përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama për farsë zgjedhore më 11 maj.

Ai sulmoi zv.kryeministrin Belinda Balluku, e cila tha ai ka marrë të njëjtin rezultat si Bashar al-Assad në Siri.

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha shtoi se ndikimi i patronazhistëve në votën e diasporës ka qenë i madh.

“Ndikimi i tyre në diasporë ka qenë i barabartë pothuaj me ndikimin e Assad-it. Narkodiktatori i Sirisë kishte rezultate 95%. Në Fier, Lubi Balluku me votat e diasporës arrin në 92%. Pra mbetet vetëm 3 pikë nën Assadin e Sirisë. Nuk është vetëm efekti patronazhist këtu. Këtu siç patë ju, është efekti sepse janë përjashtuar zgjedhësit nga dorëzimi i votës. Votat janë dorëzuar në qendra që janë mbushur pa shkuar tek zgjedhësit. Pra kompleksi i ndikimit në votat e diasporës ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka arritur votimi 92 apo 93% të votuesve në rrethin e Fierit për partinë e krimit. Këta janë armiq të votës së lirë të votës së shqiptarëve që punojnë në vende të lira dhe i paguan apo nuk i paguan Partia Socialiste, unë mendoj se ka një pagë për ta, por kjo duhet vërtetuar. Por përveç këtyre, janë dërguar persona nga Fieri, nga Albpetrol. Janë drejtorë të ndryshëm të cilët janë marrë javë të tëra, jo vetëm me bindjen e njerëzve, por me mbushjen e votave që kanë ardhur.” – tha Berisha.