Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në qarkun Dibër, situata kritike në Mat dhe Bulqizë


Qarku i Dibrës po përballet me situatë të rënduar nga zjarret, sidomos në zonën e Matit, ku disa vatra vijojnë të jenë aktive. Flakët kanë përfshirë zonat e Zall Gjoçës, Majës së Tolles, Malit Allushe dhe Malit të Dejas. Për shuarjen e tyre po angazhohen forca të ushtrisë dhe zjarrfikës, por terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen efektive.

Zjarre janë regjistruar edhe në Bulqizë, në malin “Maja e Lepurit”, në fshatin Plan i Bardhë në bashkinë Klos, si dhe në Qafën e Buallit. Këto vatra, që dogjën qindra hektarë me pisha, shkurre dhe kullota, janë shuar pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.