Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i IDF: Rreth 100 mijë të rinj priten të shmangin shërbimin ushtarak vitin e ardhshëm



Shefi i Drejtorisë së Personelit të Forcave të Armatosura izraelite (IDF), gjeneralmajor Dado Bar Kalifa, është takuar së fundmi me përfaqësues të organizatave të rezervistëve për të diskutuar sfidat me të cilat po përballet ushtria, veçanërisht në lidhje me rekrutimin e të rinjve ultra-ortodoksë, përcjell YNetNews.

Gjatë takimit, Bar Kalifa tha se IDF po monitoron me kujdes çdo rast individual që lidhet me zbatimin e urdhrave të rekrutimit, duke shtuar se për të përmbushur angazhimet ndaj kësaj kategorie, po ndërmerren hapa konkretë. Një nga këto është krijimi i një baze ushtarake ku nuk do të lejohet prania e grave, me qëllim që të respektohen rregullat fetare të komunitetit ultra-ortodoks. “Po bëjmë diçka që s’është bërë më parë,” theksoi ai.

Sipas të dhënave të bëra publike në takim, vitin e ardhshëm pritet që rreth 100 mijë të rinj të shmangin rekrutimin në ushtri — një shifër që ka ngritur shqetësime serioze brenda strukturave ushtarake të Izraelit.