
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për mandatin e deputetes Kleana Xhuveli në Qarkun Tiranë, duke kërkuar që ai t’i kalojë Adriatik Lapajt. Sipas SHB, Xhuveli dhe kandidatët e tjerë kishin dorëzuar dorëheqje para numërimit të votave, ndaj vendimi i KQZ-së është i pavlefshëm.
Në ankimimin drejtuar KAS-it, “Shqipëria Bëhet” kërkon anulimin e vendimit të KQZ-së dhe njohjen zyrtare të dorëheqjeve nga kandidimi.
“Në përfundim kërkojmë: 1. Ndryshimin e Vendimit Nr. dt. 23.07.2025, të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve “Për caktimin e kandidatëve fitues të subjektit zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
2. Mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve të depozituara përkatësisht në datë 15.07.2025 nga Zeqir Kordhoni dhe në dt. 17.07.2025 nga Kleana Xhuveli.
3. Shpalljen e kandidatit fitues nga lista shumëemërore sipas numrit të votave parapëlqyese, të subjektit zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” për Qarkun Tiranë, si më poshtë: 1. Adriatik Ferman Lapaj SHB.
4. Miratimin e kandidatëve të mbetur, të cilët nuk kanë përfituar mandat në listën shumemërore të subjektit zgjedhore Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në bazë të renditjes sipas numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave dhe duke zbatuar kriterin gjinor”, thuhet ndër te tjera ne kerkesen drejtuar KAS.

