Vendosni fjalën kyçe....

“S’do i vëmë sanksione Rusisë për ca përfitime afatshkurtra me BE-në” – Vuçiç


Beogradi nuk do vendosë sanksione ndaj Rusisë në asnjë rrethanë, tha të shtunën presidenti serb Vuçiç, duke hedhur poshtë vërejtjet e ministrit të tij të integrimit në BE, i cili sugjeroi se vendi mund të përputhet me politikën e bllokut në këmbim të bisedimeve më të shpejta të anëtarësimit.

Megjithatë, Beogradi nuk do t’i tradhtojë parimet e tij në ndjekje të disa përfitimeve afatshkurtra, shtoi Vuçiç. Sipas presidentit, Serbia do vijojë të kërkojë marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe me BE-në, pasi kjo politikë “ka rezultuar e saktë deri më tani”.

“Është politika e shtetit të pavarur dhe sovran të Serbisë”, tha ai.

Presidenti gjithashtu i quajti fjalët e ministrit të Integrimit në BE, Nemanja Staroviç, “të pakujdesshme” dhe pohoi se disa media brenda dhe jashtë vendit ishin shumë të nxituara për të nxjerrë përfundime.

“Serbia nuk do vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse”, deklaroi Vuçiç.

Duke folur për agjencinë austriake të lajmeve APA më herët këtë javë, Staroviç tha se Beogradi kundërshton sanksionet kundër Rusisë sepse ato “nuk do e prekin fare Rusinë”, por do godisnin ekonominë serbe “në një shkallë të madhe”.

Ai pohoi se Serbia do ishte gati të zbatonte plotësisht politikat e Brukselit sapo “anëtarësimi në BE të jetë në horizont”.

Serbia mbetet një nga vendet e pakta evropiane që ka kundërshtuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë ose të mbështesë hapur Ukrainën në kluftën e vazhdueshme. Vuçiç kishte deklaruar më parë se BE-ja i ka bërë presion Beogradit që të braktisë qëndrimin e tij asnjanës dhe të ndërpresë lidhjet me Moskën.

https://rurtnews.com/news/622054-vucic-no-eu-bargain-moscow/