Vendosni fjalën kyçe....

“Raportoni hapësirat publike të zëna” – Bashkia Tiranë thirrje qytetarëve


Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të raportojnë të gjitha hapësirat publike që pengojnë lëvizjen e qytetarëve.

Raportimi mund të bëhet përmes aplikacionit “Tirana Ime” në rubrikën “Raporto” qytetarët mund të raportojnë ndërtime pa leje në trotuare, lulishte e hyrje pallatesh.

“Ke hasur ndonjë hapësirë publike të zaptuar që pengon lëvizjen e qytetarëve? Ka ndonjë ndërtim pa leje në trotuare, lulishte apo në hyrje pallatesh? Aplikacioni “Tirana Ime” është krijuar nga Bashkia e Tiranës për të ndihmuar qytetarët të raportojnë problematikat në qytet.

Në rubrikën “Raporto” mund të:

Raportosh menjëherë një zaptim të hapësirës publike duke shtuar foto dhe vendndodhje.

Strukturat përkatëse do ta verifikojnë në terren dhe do të marrin masat e nevojshme.

Çdo raportim ka vlerë. Ndihmo që Tirana të jetë një qytet për të gjithë, pa pengesa, pa zaptime!”