
Një fluturim i “American Airlines” me 179 persona u përfshi nga flakët në pistën e aeroportit të Denverit para ngritjes, duke çuar në një evakuim emergjent.
Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje kur avioni “Boeing 737 Max” me destinacion Miami pësoi një mosfunksionim të ingranazhit të uljes që çoi në një zjarr në frena, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
Një person u shtrua në spital me lëndime të lehta dhe pesë të tjerë u trajtuan në vendngjarje, thanë zyrtarët e aeroportit. Zjarrfikësit shuan shpejt flakët dhe avioni u nxor jashtë shërbimit për inspektim. U organizua një aeroplan zëvendësues, shkruan RT.
Pasagjerët përshkruan momente paniku pasi një shpërthim i fortë u pasua nga tymi. Videoja e shpërndarë në X tregonte udhëtarët duke përdorur rrëshqitëse emergjence për t’u larguar nga aeroplani, ndërsa tymi dilte nga trupi i avionit. Incidenti vjen mes një shqyrtimi të shtuar të serisë “737 Max” të Boeing që ka shfsqur problematika të shumta.