Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohen 33 mjete lundruese


33 mjete detare janë bllokuar në vijën bregdetare të vendit.

Sipas njoftimi, gjatë operacionit janë kontrolluar 452 mjete lundruese ku mjetet e sekuestruara janë kapur duke shkelur perimetrin e sigurisë apo pa dokumentet e duhura.

Nga 33 mjetet e bllokuara, 19 janë jet ski, 8 skafe, 3 gomone e 3 varka metalike.

“Gjatë monitorimeve janë kontrolluar 452 mjete lundruese, nga të cilat 33 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës. Mjetet e bllokuara janë 19 jet ski, 8 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar. 8 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili”, thuhet në njoftimin e policisë.