Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen 1566 komplete çadrash e shezlongësh te Gjiri i Lalzit, procedohen 14 persona


1566 komplete me çadra e shezlongë janë sekuestruar në Gjirin e Lalzit.

Përveç kësaj, 14 persona janë proceduar në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, njofton policia.

Në njoftim theksohet se çadrat e shezlongët ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në disa hapësira publike, në plazhin e Gjirit të Lalzit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 1566 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 14 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

V.B., 28 vjeç, banues në Draç, Durrës;

E.L., 47 vjeç, banues në Tiranë;

D.K., 60 vjeç, banues në Shijak;

E.L., 33 vjeç, banues në Hamallaj;

L.M., 24 vjeç, banues në Shijak;

S.K., 31 vjeç, banues në Ishëm;

S.I., 57 vjeç, banues në Ishëm;

J.B., 38 vjeç, banues në Tiranë;

A.F., 53 vjeç, banues në Manzë;

Q.D., 30 vjeç, banues në Tiranë;

A.C., 39 vjeç, banues në Manzë;

L.L., 50 vjeç, banues në Tiranë;

F.A., 47 vjeç, banues në Tiranë;

E.Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.