Vendosni fjalën kyçe....

Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës


Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës. Në një postim në platformën X, ai shkruan: “Nga një angazhim historik për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë shtetin e Palestinës.”

Macron shtoi se do të bëjë një deklaratë solemne gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në shtator, përcjell YNetNews.

Presidenti francez theksoi se prioriteti është t’i jepet fund luftës në Gaza dhe të sigurohet ndihmë për popullsinë civile. Ai gjithashtu bëri thirrje për lirimin e pengjeve, çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës. “Paqja është e mundur,” përfundoi Macron.